
Ditën e sotme janë prezantuar Bledi Shkëmbi dhe Agim Ibraimi te Tirana. I pari do të jetë timonieri i bardhebluve, ndërsa i dyti ka marrë rolin e drejtorit sportiv.
Pikërisht ky i dyti ka vënë “veton” që në prezantim për dy nga titullarët e skuadrës. Bëhet fjalë për Florian Përgjionin dhe Gledi Micin, të cilët ditët e fundit po përfliten vazhdimisht për një largim nga kryeqyteti.
Por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Ibraimi theksoi se lojtarët janë në kontratë me klubin dhe do të jenë pjesë e ekipit për sezonin e ri.
“Të dy lojtarët janë në kontratë me klubin. Unë kam parë që janë pjesë e klubit dhe në këtë mënyrë nuk do të largohen. Përgjoni ka kontratë 1+1, ndërsa me Micin jemi drejt finalizimit të rinovimit”, deklaroi drejtori sportiv. Siç duket nd♪7rtimi i skuadrës do të bëhet mbi bazën e tyre, ndërsa do të alternohen lojtarët me eksperiencë me ato të akademisë.