Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përballje pretendentësh që në start, mësoni AXHENDËN e javës së parë të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Përballje pretendentësh që në start, mësoni
Superiore 2024-2025

Jemi vetëm 5 ditë lart startit të Superiores. Ditën e dielë do të ngre siparin java e parë e Kategorisë Superiore, ku duele mjaft interesante janë në program.

Ky sezon premton spektakël, ndërsa që në javën e parë kemi përplasje pretendentësh. Kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë, ku 2 sfida do të zhvillohen të dielën dhe 3 të tjerat ditën e hënë.

Kështu gjithçka do të startojë me sfidën mes Dinamos dhe Egnatias, takim që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Paralelisht do të luhet edhe në “Niko Dovana”, ku Teuta do të presë ekipin e Bylisit.

Ndërkohë ditën e hënë , gjithçka do të nis me sfidën mes Laçit dhe Tiranës. Përballje kjo që do të luhet në Laç në orën 17:00. Vëmendja më e madhe do të jetë të përballja mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 20:00, ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren për ta nisur sezonin me këmbën e mbarë. Gjithashtu paralelisht me duelin në kryeqytet do të luhet edhe në Korçë, ku Skënderbeu pret Elbasanin.

Përballje pretendentësh që në start, mësoni
Ndeshjet e javes se pare ne Kategorine Superiore

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga