
Vllaznia
Vllaznia rikthehet në fushën e lojës të dielën ku do të presin ekipin e Vorës në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë e Shkodrës kërkojnë të rikthehen tek fitorja pas atij barazimi me ekipin e Teutës javën e shkuar.
Në prag të këtij takimi të rëndësishëm të javës së 5-të, Vllaznia duket gati për t’u përballur me kampionët e Kategorisë së Parë. “Kuqeblutë gati për ndeshjen e ardhshme”, shkruan klubi shkodran në rrjetet sociale.
Vllaznia aktualisht renditet në vendin e dytë me 7 pikë të grumbulluara. Ndërsa Vora ndodhet në vendin e tretë me po kaq pikë sa kuqeblutë. Një përballje direkte kjo për vendin e dytë në klasifikim.
Poll