
Egnatia sdo të presë Vllazninë në “Egnatia Arena” ditën e nesërme. Përballje kjo që do të luhet në orën 20:00 dhe që merr vëmendjen e tifozëve, pasi është një duel për kreun e klasifikimit.
Në prag të kësaj përballjeje ka folur për mediat Edlir Tetova. Timonieri i rrogozhinasve ka theksuar se pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares i ka shërbyer skuadrës, pais janë rikuparuar disa lojtarë.
Gjithashtu edhe është punuar fort për anën psikologjike të futbollistëve. Sa i takon finaleve të “Final – Four”, Tetova theksoi se skuadra e tij shikon vetëm ndeshjen e radhës dhe se ka kohe deri në fund.
“A ju shërbeu pauza e kampionatit për të rikuperuar ndonjë futbollist? Na shërbeu shumë. Mendj se ka qenë frytdhënëse, pasi na janë rikuperuar 2 lojtarë, si Sota ashtu edhe Aleksi. Të dy lojtaret janë në 100% e tyre.
Si është gjendja fizike dhe psikologjike në prag të rifillimit të kampionatit? Sigurisht që fokusi ishte edhe te ana psikologjike, pasi në javët e fundit ishin shumë të rënduara për ne. Kemi bërë një pushim të mirë që na ka shërbyer dhe pjesa tjetër pastaj është për të “shtrrënguar dhëmbët” ëpr të përballur ndeshjet që kanë ngelur.
4 pikë më shumë se Vllaznia, kundërshtari i javës së 31-të? Nuk na jep komoditet, pasi janë vetëm 4 pikë dhe janë 6 ndeshje deri në fund. Ka shumë pikë në lojë dhe nuk duhet të jemi komodë, por pjesa tjetër duhet menduar se i pari duhet të jetë i pari.
1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje përballë Vllazninë në këtë sezon? Është një ndeshje që duhet të jemi të kujdesshëm. Do të jetë një dneshje e kujdesshme dhe ku do të hyjmë për te marrë maksimumin e pikëve.
Vllaznia ka shënuar dhe ka marrë gola shumë? Perderisa ka këto statistika kjo tregon se kanë një sulm të mirë dhe një mbrojtje të brishtë. Jam i fokusuar vetëm te skuadra ime. Ne po shënojmë, por edhe po marrim shumë gola, gjë e cila s’ka ndodhur më përpara. Por kjo ka ardhur nga mos strabilizimi.
Shumë kartonë? Unë nuk jam kundër kartonëve, jam pro luftës.
Po mendoni për sfidat e fazës së 4-të apo për finalet e “Final – Four”? Ne i shikojmë dhe kemi një mentalitet që shikojmë sfidat e radhës. Do të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë dhe kemi ndeshjen e radhës.
Futbollistët me agjërim? Mendoj se është mirë për çdo person që agjëron. Janë edhe të Vllaznisë dhe të Egnatias. Kurba fillon dhe rëndohet tani në ditët e fundit. Kjo që është bërë në orën 20:00, mendoj gjë e mirë për çdo futbollist, dhe mendoj të jetë ogur i mirë për të gjithë.
Për tifozët nuk kam çfarë them, kanë qenë të mrekullueshëm në këto 3 ndeshje. Ekipi ka nevojë për ta, ata janë Egnatia, kështu duhet të jenë në stadium”, ka përfunduar timonieri i kampionëve.