Superiorja ditën e djeshme zhvilloi ndeshjet e fundit të javës së 13-të dhe tashmë për ekipe do të ketë pak pushim. Ndeshjet e Kombëtares vijnë në momentin e duhur për skuadrat, të cilat kanë kohën e mjaftueshme për të “rikarikuar” bateritë për sfidat e radhës.
Kështu java e 14-të është parashikuar të luhet në 2 ditë. Saktësisht më 23 dhe 24 nëntor. Duele mjaft interesante janë në program, takime që premtojnë të jenë të luftuara.
Elbasani do të presë në shtëpi Tiranën e “ringjallur” me Gugash Maganin, teska Egnatia do të udhëtojë në transfertë për të dueluar me Bylisin në “Adush Muça”.
Interesante do të jetë përballja mes Skënderbeut dhe Dinamos, takim që do të luhet në Korçë. Vëmendja javën e 14-të të Superiores do të jetë edhe në kryeqytet, ku Partizani do të presë skuadrën e Laçit në “Arenën e Demave”.
Takimi i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është dueli mes Vllaznisë dhe Teutës. Përballje kjo që do të luhet në “Loro Boriçi”, ndërsa oraret e këtyre përballjeve mbetet të zbulohen në ditët e ardhshme.
NDESHJET E JAVËS SË 14-të:
ELBASANI – TIRANA
BYLIS – EGNATIA
PARTIZANI – LAÇI
SKËNDERBEU – DINAMO
VLLAZNIA - TEUTA