Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pas Ivan Gvozdenovic, Partizani hedh sytë nga Italia për zëvendësuesin e Orges Shehit

Shkruar nga NEWSPORT
Pas Ivan Gvozdenovic, Partizani hedh sytë nga Italia për
Roberto Boscaglia

Ivan Gvozdenovic ishte trajneri i radhës që bie në “radarin” e Partizanit për të zëvendësuar Orges Shehi. Kjo pistë është e vështirë, pasi trajneri serb ka kontratë me Skënderbeun dhe tashmë po mendojnë për planin  “B”.

Në këto kushte drejtuesit kanë hedhur sytë nga Itralia, aty ku kanë pikasur Roberto Boscaglia. Ky i fundit aktualisht është pa një ekip, teksa së fundi ishte pjesë e Ancona. Karriera e tij është kryesisht në Itali, ku ka drejtuar ekipe si Trapani, Brescia, Novara, Virtus Entella apo Palermo, ekipe këto që kanë milituar në Serie B dhe Serie C.

Siç dihet tashmë Gaz Demi ka një simpati për trajnerët italian dhe në këto kushte pritet me interes  të mësohet se çfarë do të ndodhë me këtë pistë dhe kush do të jetë timonieri i ri i “Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga