
Dinamo ka kryer një nga ndeshjet më të dobëta këtë sezon, po fatmirësisht në Kupë. Gjithsesi, derbi mund t'i ketë dhuruar një asist.
Partizani bëri një hap fals ditën e djeshme ndaj Tiranës, ku nuk mori dot 3 pikët e kërkuara. Kjo gjë i leverdis dinamovitëve të cilët ndodhen një vend më poshtë të kuqve. Vetëm 1 pikë është diferenca aktuale mes dy skuadrave të gjendura brenda 4-shes udhëheqëse.
Në rast se “Demat” do të kishin korrur sukses ndaj bardhebluve, edhe në rast të një kundërpërgjigje nga Ilir Daja sërish, klubi i Veselinovic do të gjendej një pozitë më lartë. Prandaj, sfida kundër Teutës është jetike për blutë.
Me marrjen e 3 pikëshit, Dinamo jo vetëm që parakalon Partizanin po dhe i jep një shuplakë dyfish pasi klubi i kuq rrezikon që nga vendi i 2-të të mbetet në vend të 4-të.
Kundrejt durrsakëve për kryeqytetasit vlen vetëm rezultati pozitiv, i cili mungon që para përballjes me Partizanin (fitorja ndaj Elbasanit).