
Te Partizani do të ketë shumë ndryshime në këtë merkato. Futbollistët që nuk janë në planet e stafit do të largohen nga të kuqtë.
2 prej tyre janë Nikola Vujovic dhe Dmitriy Podstrelov, të cilët nuk kanë bindur stafin me paraqitjet e tyre. Të 2 lojtarët u bënë pjesë e të kuqve gjatë janarit të këtij viti dhe vetmë pas 5 muajsh priten të largohen nga kryeqytetasit.
Drejtuesit iu kanë bërë të qartë lojtarëve se nuk janë në planet për sezonin e ri, ndërsa klubi u ka kërkuar të largohen. Por duket se këtu ka një problem për të kuqtë.
Të dy futbollistët kanë kontratë të vlefshme me klubin deri në fund qershor të vitit 2026 dhe për t’u larguar kërkojnë paga plus. Mënyrë kjo që Vujnovic dhe Podstrelov synojnë të përfitojnë të ardhura nga divorci me “Demat”.
Një çështje për t’u zgjidhur sa më shpejt, pasi koha nuk pret dhe drejtuesit duhet të ndërtojnë ekipin për sezonin e ri dhe europën. Ndërkohë siç dihet prej ditësh Partizani ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League.