Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani u eliminua nga Conference League, shpërthen Edmond Dosti: Turp, kush do të mbajë përgjegjësi?

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani u eliminua nga Conference League, shpërthen Edmond Dosti: Turp,
Edmond Dosti

Partizani u eliminua nga Conference League mbrëmjen e djeshme, me “Demat” që i japin fund aventurës së tyre në këtë turne që në fazën e dytë. Kryeqytetasit barazuan 0-0 me Iberia 1999 në “Elbasan Arena”, por eliminohen me rezultat të përgjithshëm 2-0.

Një dështim për të kuqtë që, të cilët synonin grupet e Conference League. Eleminimi sigurisht “dhemb” tek të gjithë e më së shumti tek ata që “jetojnë” me ngjyrat e kuqe.

Pikërisht për këtë ka reaguar ish-sulmuesi i kryeqytetasve, Edmond Dosti. Ky i fudnit ka “shpërthyer” në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë dështim në turp për klubin. Ndë të tjera ai shkruan se dikush mes presidentit dhe drejtorit apo trajnerit dhe stafit duhet të mbajë përgjegjësi, ndër pyet se kush prej tyre do të ketë kurajon t’u shpejgojë tifozëve pse dështuan.

“Zhgenjim total me kete skuader!

Po tani kush do ta mbaj pergjegjesine per disfaten: Presidenti me Drejtorin apo Traineri me stafin?! Kushdo ta kete fajin turp, zgjidheni mes jush….! Te pakten keni kurajon te dilni dhe ti thoni tifozeve pse deshtuat?, PMTP ???? ❤️”, shkruan Dosti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga