Partizani fitoi ndeshjen e fundit 1 me 0 përballë Skënderbeut. Në fushë nuk ishte Tedi Cara, që ka qenë pikë kyçe për këtë sezon.
Me fitoren në stadiumin e tyre, të kuqtë thyen “mallkimin” e Tedi Carës. Pa kavajasin, Partizani nuk fitonte në 3 ndeshjet e Superiores ku ka munguar më parë.
Tashmë është radha e Kukësit. Partizani sërish kërkon vetëm fitoren, ndërsa Tedi Cara do e ketë të pamundur të japë kontributin e tij. Besimi është i lartë pasi verilindorët kanë rënë në Kategorinë e Parë, teksa “Demat” numërojnë 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit.
Poll