
Partizani ia doli të fitonte ditën e djeshme përballë Dinamos në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Një ndeshje e mirë nga të kuqtë, të cilët përveç 3 pikëve, i gëzohen edhe rikthimit te fitorja pas 4 ndeshjes. Në këto 4 ndeshje, Partizani është mposhtur nga Teuta dhe Egnatia, teksa ka barazuar me Laçin dhe Vllazninë.
Tashmë ekipi i drejtuar nga Orges Shehi kërkon vazhdimësi, me kalendarin që “Demat” e kanë me dy tabllo. Javën e ardhshme të kampionatit, Partizani do të luajë derbin përballë Tiranës, teksa pas bardhebluve kanë një tjetër sfidë të vështirë atë përballë Skënderbeut.
Ndërsa 2 javët e fundit, pritet të jenë më të lehta për “Demat”. Në transfertë përballë Kukësit dhe në shtëpi kundër Erzenit, Partizani pritet ta ketë disi çliruese, duke shpresuar që deri atëherë të dy këto ekipi t’i kenë ‘larë duart’ me Superioren dhe të luajnë pa objektiva.