
Partizani
Partizani prej disa ditësh ka nisur intensivisht përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference league. “Demat” vazhdojnë përgatitjet në Pogradec, ku Orges Shehi po përgatit çdo detaj që lojtaret të rifitojnë formën e tyre më të mirë.
Dita e djeshme e stërvitjes së lojtarëve ishte në palestër. Stafi kishte menduar që lojtart të ushtrohen në palestër me disa ushtrime specifike për të qenë sa më shpejt gati.
Çdo ditë e më shumë shtohen emocionet e duelit të parë në Conference League. Kujtojmë se “demat” do të sfidohen me Marsaxlokk, takim që do të zhvillohet më 11 korrik në orën 20:00.
Poll