
Partizani si rrallëherë në merkaton e verës nuk po tregohet aktiv. Të kuqtë kanë afruar vetëm 2 lojtarë, teksa kanë parë 8 të tjerë të largohen.
Zguro dhe Piloto janë dy afrime që nuk i kanë kushtuar Partizanit dhe nuk vijnë me bujë në Superiore. Ndryshe nga klubet e tjera të Superiores që marrin pjesë ne Europë, nënkampionët mund të thuhet se kanë zhgënjyer deri në këtë pikë të merkatos.
Dëshirat e stafit teknik dihen prej kohësh. Pikërisht në krahët e sulmit dhe një shkatërrues në mesfushë, por asgjë nuk është konkretizuar.
Mesa duket “xhepi” i Partizanit nuk është plot si më parë. Egnatia, Tirana dhe Vllaznia kanë afruar më shumë lojtarë, teksa Partizani po e merr me qetësi turin e parë të Conference League.