Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani kërkon të kthejë “nderin në vend” përballë Tiranës, Oltijon Kërnaja optimist: Do të japim maksimumin në fushë, ndeshje speciale edhe për mua

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani kërkon të kthejë “nderin në vend”
Oltijon Kërnaja

Trajneri i skuadrës së Partizanit Oltijon Kërnaja ka folur para derbit me Tiranën, e cila do të mbahet nesër në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për javën e 15-të në Superiore. Kërnaja është shprehur besimplotë se ekipi i tij do japi gjithçka në fushë për të marrë rezultat pozitiv kundër rivalit të “përbetuar”.

Atmosfera - Siç e thash edhe javën e kaluar atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, djemtë janë përgatitur. Dihet derbit ka një specifikë tjetër, një adrenalinë tjetër nga tifozët, lojtarët ,stafi çdo gjëvka tjetër realitet ka tjetër specifikë. Jemi munduar ta përgatisim në mënyrën e duhur.  

Rivali - Zakonisht në derbi nuk është parë asnjëherë renditja e ekipeve. Gjithmonë kanë qenë ndeshje të luftuara panvarësisht pozicionit në tabelë si nga ekipi jonë ashtu edhe ndaj kundërshtarit.

Gjithmonë është luftuar për çdo top dhe çdo gjë do jetë në kuadër të luftës sportive. Nuk duhet të nisemi fare nga renditja , apo nga ndeshjet e fundit të Tiranës duhet të merremi vetëm me ekipin tonë kështu që jemi gati për ekipin tonë.

Përgatitja - Eshtë komplet histori tjetër, qasje tjetër, mënyrë tjetër. Ne do presim të japim gjithnjë maksimumin siç kanë bërë çunat çdo ndeshje duke luftuar për çdo top për çdo centimetër fushe, për të respektuar fanelën e Partizanit dhe tifozët e saj të shumtë.

Derbi i parë si trajner - Është një ndeshje speciale, edhe për mua. Derbi i parë. Është ndeshja më speciale në Shqipëri, pavarësisht renditjes. Është derbi, do shohim dhe t’ja lëmë fushës.

Gjendja e skuadrës - Skuadra vazhdon të jetë po e njëjta, ndoshta mund të jenë në pankinë Skuka dhe Sembene. Nuk janë të gatshëm me 100% të formës se vijnë nga dëmtim prej 4-5 javësh. Preka vazhdon i dëmtuar. Djemtë e tjerë, kanë bërë goxha mirë këto kohë. Ekipi është i gatshëm besoj.

Numri i pakët i biletave të shitura - Tifozët tonë kanë ardhur. Kanë qenë prezent në të gjitha ndeshjet tona. Guerrilsat janë të pandashëm, janë tifozët numër 1 në Shqipëri dhe të pandashëm.

Pavarësisht rezultateve të këqija në fillim, ata sërish na mbështetën. Besoj dhe i ftoj të na mbështesin nesër, kjo ndeshje përveç lojtarëve është më shumë në anën e tifozllëkut. Më shumë për ta, që t’i bëjmë krenarë me rezultat pozitiv nesër.

Poll

Lexo gjithashtu