Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani i “hapi krahun” për Final Four, Dinamo në ZI para Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i “hapi krahun” për Final Four, Dinamo në ZI
Dinamo

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, klubi i Dinamos i shpreh ngushëllime pjesëtarit të stafit tenik Ilir Bozhiqi, për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Më tej, thuhet se presidenti Bardhi dhe i gjithë klubi dinamovitë i qëndron pranë në këto momentet të vështira Bozhiqit. Përsa i takon aspektit futbollistik, humbja e Partizanit në derbi, ia bën më të lehtë “detyrën” Dinamos për t’u shkëputur në renditjen e Superiores, ndërsa nesër luajnë në transfertë karshi Flamurtarit, java e 33-të.

Deri në këtë pikë të sezonit, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja grumbullon 45 pikë, ndërsa deri në fund kanë mbetur për “blutë” e kryeqytetit edhe 4 javë në kampionat, pa harruar finalen në Kupën e Shqipërisë ndaj Egnatias.  

 

Poll

Lexo gjithashtu