Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani i “frikësuar” në prag të supersfidës me Egnatian, shkak bëhet reparti i sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i “frikësuar” në prag të supersfidës
Partizani - Egnatia

Partizani do të luajë ditën e sotme përballë Egnatias në transfertë, ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, do të nisë në orën 13:30.

“Demat” janë në nëvojë pikësh përsa i përket luftës për kreun. Të kuqtë me 40 pikë mbajnë vendin e tretë, ndërsa rrogozhinasit me 45 të tilla janë në krye të tabelës.

Megjithatë, në këtë transfertë Partizani do të shkojë i “frikësuar”. Kjo për shkak se sulmi i të kuqve është më pak produktivi përsa i përket 4 ekipeve të para, pra, Partizanit, Egnatias, Dinamos dhe Vllaznisë.

 Në 24 javët e para të kampionatit, sulmi i “Demave” ka shënuar 30 gola, duke treguar që kanë probleme serioze për të gjetur rrugën e rrjetës.

Në krahun tjetër, Vllaznia kryeson me 41 gola të shënuar, e ndjekur nga Dinamo me 36 dhe Egnatia ka 34 gola të shënuar. Ndërsa sot, Partizani do të kërkojë 3 pikët dhe përmirësimin e statistikave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga