Dinamo
Duke nisur nga ora 19:30, Dinamo dhe Partizani do të zbresin në fushë, ndeshje e cila do të mbahet në “Elbasan Arena”, java e 9-të në Superiore. Të besuarit e Ilir Dajës vijnë pas një momenti të mirë, 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit.
Ky detaj është reflektuar edhe te bastoret. Fitorja e Dinamos ndaj Partizanit në derbi kuotohet me 1.95, kundrejt 3.70 për “Demat e Kuq”. Në këtë “tablo”, barazimi do të ishte rezultati më i mirë për Partizanin, koeificienti 3.00.
Gjithsesi, do të jetë fusha ajo që do vendosi verdikti final. Pas 8 javësh të zhvilluara, skuadra dinamovite numëron 14 pikë, pozicioni i 4-të përkohësisht, ndërsa Partizani në të 8-in, 8 pikë.
Poll
