Egnatia do të presë Partizanin në shtëpi ditën e nesërme. Përballje kjo e vlefshme për javën e 17-të të Superiores dhe që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në orën 16:30.
Në prag të kësaj sfifde në konferencën për shtyp ka folur Edlir tetova. Timonieri i kampionëve aktualë të Superiores ka theksuar se është një sfidë e vështirë, por janë përgatitur për një duel të tillë.
“Gjendja juaj shëndetësore? Është mirë, çdo gjë po shkon drejt rikuperimit. Shpresojmë të mos kemi më situata të tilla.
Trajneri i Vitit për herë të dytë radhazi? Sigurisht që është një vlerësimin i rëndësishëm si nga futbollistët, kolegët, gazetarët dhe gjthë opinioni sportiv. Kjo do të thotë që kemi bërë një punë të mirë si nga lojtarët, stafi dhe gjithë familja e Egnatias. Jam shumë i lumtur për këtë trofe të dytë, por mendoj se pavazhdimësi asnjë sukses nuk bën dritë.
Gjendja e skuadrës aktualisht. Ka dëmtimi ose pezullimi? Skuadra është e plotë, kemi mungesa vetëm për skualifikime, është Ruçi dhe Hajmen. Sigurish është ofruar Jefferson, por nuk është ende në 100% e formës së tij dhe do të jemi të kujdesshëm. Pjesa tjetër e grupit është mirë.
Gjendja fizike dhe psikologjike e ekipit? Ekipi ka punuar mirë, presim Partizanit, skuadra që aktualisht ka 3 fitore rresht. Skuadra më në formë e momentit.
Do të jetë një ndeshje e bukur. Ndeshjet me Partizanin kanë prodhuar emocione të bukura sin ë fushë ashtu edhe në stol. Këtë vit kam bërë më shumë rotacion dhe do të ketë sërish të tillë. Dua që të gjithë futbollistët të përfshihen në lojën e Tetovës.
Bakayoko dhe Albanese? Jam i kënaqur për të dy çunat dhe po bëjnë mirë. Shpresojmë te vazhdimësia dhe të japin sa më shumë për këtë klub”, ka përfunduar timonieri i rrogozhinasve.
