Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani dhe Egnatia "dridhen" para televizorit, dy ekipet shqiptare "luten" në prag të finales së Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani dhe Egnatia "dridhen" para televizorit, dy ekipet shqiptare
Partizani - Egnatia / Borussia Dortmund - Real Madrid

Finalja e Champions League, Real Madrid – Borussia Dortmund merr vemëndjen edhe nga 2 ekipet shqiptare. Egnatia dhe Partizani janë 2 skuadrat që mbrëmjen sotme do të bëjnë tifozllëk për madrilenët.

Arsyeja është e thjeshtë, sepse fitorja e Realit ndikon në vazon ku do të vendosen dy skuadrat e Superiores. Në rast se skuadra e Carlo Ancelottit triumfon në mbrëmjen e sotme do të sillte ndryshime në disa raunde të fazëz së kualifikueseve.

Nëse Reali fiton, nga turi i parë i Champions League do të largoheshin Qarabag dhe Ferencvaros. Kjo do t’i largonte Egnatias dy nga ekipet më të forta me të cilët rrogozhinasit mund të shortohen. Duke patur parasysh se Egnatia është në vazon e ekipeve të dobëta, fitorja e Realit do t’i largonte dy super ekipe për këto nivele.

Në krahun tjetër, te Partizani nuk ndikon që në shortin e turit të parë. Por, fitorja e Realit “ndihmon” Partizanin në shortin e turit të dytë të Conference League. Partizani është në vazon e ekipeve të forta si në shortin e turit të parë, dhe në shortin e turit të dytë. Por me humbjen e Realit dhe triumfon e Borussia Dortmund, “Demat” do të zbrisnin në vazon e ekipeve të dobëta për turin e dytë.

Kjo do të bënte që skuadra e drejtuar nga Orges Shehi të kishte shumë shanse që të përballej me kundërshtarë më të fortë. Prandaj, edhe të kuqtë ashtu si Egnatia do të bëjnë tifozllëk për Real Madrid në finalen e sotme.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga