
Gue me fanellën e Partizanit
Partizani është kthyer në një “brand” ndërkombëtar. Së fundmi, me fanellën e “Demave” është shfaqur edhe reperi i njohur italian, Gue, foto e cila është publikuar nga klubi i Superiores.
Reperi shihet me fanellën e të kuqve, ndërsa kjo foto është shoqëruar nga klubi kryeqytetas, me një këngë kushtuar pikërisht Partizanit. Vlen të përmendet se Gue numëron plot 2.7 milionë ndjekës në Instagram.
Përsa i përket Partizanit, këta të fundit janë momentalisht pushim, ashtu si çdo ekip tjetër, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. “Demat” do të rikthehen në fushë më 13 shtator, për t’u përballur me Vllazninë në transfertë.

Gue me fanellën e Partizanit
Poll