Finalja e madhe është përcaktuar, Partizani dhe Egnatia do të përplasen për titullin kampion të Superiores më 26 maj në Air Albania. Dy skuadrat që u renditën në krye gjatë sezonit të rregullt do të duelojnë për lavdinë në një finale si asnjëherë më parë.
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe të gjithë protagonistët po bëjnë përgatitjet e tyre. Një peshë të madhe do të kenë edhe tifozëritë që kanë nisur thirrjet për mbështetje masive. Interesi është i lartë dhe pritet një stadium ‘alla-derbi’, ndaj Ultras Guerrils paralajmërojnë tifozët që të blejnë sa më shpejt biletat.
“Finalja për titullin kampion Partizani–Egnatia do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00. UG vendoset në tribunën N. Blini biletat sa më shpejt, para se të avullojnë. Shpërndajeni të gjithë! Forca Partizani!”- shkruan tifogrupi.