Dinamo do të luajë ditën e sotme derbin përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 19:00.
Por para derbit te dinamovitët ka panik. Dy lojtarë titullarë kanë “sakatuar” Ilir Dajën dhe planet e tij para derbit. Sulmuesi kyç Dejvi Bregu dhe mbrojtësi Mateo Muzek nuk do të jenë të gatshëm as për Tiranën.
Një lajm tepër i keq për teknikun Daja, që do t’i duhet të vazhdojë të bëjë pa dy lojtarë cilësorë. Pritet të shihet si do t’i përballojë bardheblutë Dinamo e cila nuk është me organikë të plotë.
Poll