
Juozas Lubas
Jouzas Lubas do të jetë pjesë e Ferizaj për sezonin e ri futbollistik. Është vetë Egnatia që bën të ditur lajmin se ka huazuar sulmuesin te skuadra dardane për 1 sezon.
“KF Egnatia njofton se ka arritur marrëveshjen me FC Ferizaj për huazimin e futbollistit Jouzas Lubas. Lubas do të mbroje fanellen e FC Ferizaj përgjatë sezonit futbollistik 2024-2025”, njofton klubi.
Lubas nuk gjeti hapsirat e nevojshme te rrogozhinasit dhe pas një bisedimi me klubin u mor vendimi për huazimin e tij për të fituar më shumë minuta dhe eksperiencë në futbollin shqiptar. Për Lubas, e interesuar ishte edhe Besa në Kategorinë e Parë, por si duket nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët.
Poll