Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Orges Shehin nuk e tremb Dinamo: Lojtarët e Partizanit do fitojnë titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehin nuk e tremb Dinamo: Lojtarët e Partizanit do fitojnë
Fotomontazh / Orges Shehi & Partizani

Orges Shehi ka folur në prag të ndeshjes, që Partizani do të luajë me Dinamon. Trajneri durrsak nuk tregon frikë ndaj dinamovitëve, teksa shpreh besimin se lojtarët e Partizanit do fitojnë titullin kampion.

Kujtojmë se kjo ndeshje luhet nesër(e shtunë) ora 18:00. Sfidën derbi do e presë stadiumi “Arena e Demave”.

Ndeshja ndaj Dinamo City –

O.Shehi: Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Kemi përballë një kundërshtar që është poshtë nesh në renditje, ka bërë ndeshje të mira, apo ka marrë maksimumin nga ajo që ka dashur të marrë. Eshtë një ndeshje e rëndësishme si të gjitha të tjerat si ato që kanë kaluar por edhe këto ndeshje që do të vijnë. Do ta presim me mobilizim, me uri për të bërë më të mirën dhe përqëndrim sepse po e shikojmë dita ditës që episodet vendosin ndeshjet.

Fakti që kundërshtari është 2 pikë pas jush sa e komplikon këtë ndeshje – 

O.Shehi: Unë mendoj që jemi në një pozicion ku gjendemi 3 pikë larg vendit të dytë dhe 2 pikë diferencë nga ata që janë posht nesh. Në kërkojmë të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Kemi javë që nuk po marrim fitore dhe kjo është më e rëndësishme pa patur aspak presion. Edhe çunave u kam thënë që të mos kërkojnë ti bihet mbi shpatulla përgjejgjësia e madhe, por vetëm të jenë të përgjegjshëm për veprimet dhe për djersën e tyre. Të luajnë pa atë presionin sepse zakonisht kur presioni kalon dozën atëherë të frenon.

Gjendja e skuadrës –

O.Shehi: Eshtë e njëjta situatë me javën e kaluar. Na mungon vetëm Hadroj i cili nuk është rikuperuar. Ne edhe në ndeshjen ndaj Egnatias që e aktivizuam e dinim që mund të ndalej disa ditë. Ai dha maksimumin, sakrifikoj kështu që nuk kërkojmë që të bëjmë dëm më të madh duke e patur në lojë, sepse ka një shqetësim që kërkon ditët e veta për të marrë veten.

Çfarë ju tremb më shumë nga Dinamo City –

O.Shehi: Sinqerisht nuk më tremb asgjë nga kundërshtarët. Dua që ekipi të kaloj atë ngërçin psikologjik, sepse kur kalojnë javë që nuk arrijnë të marrin maksimumin kalon pastaj edhe në lëkundje besimi. Shpresoj që skuadra ime të jetë nesër në fushë me atë autoritet që e karakterizon edhe si individë edhe si grup. Përsa i përket kundërshtarit nuk kam frikë asnjë kundërshtar në qoftë se çunat e mi janë ata që duhet të jenë. E rëndësihme është që në kokën e tyre të mos ketë fare presion, por të japin 100% në çdo moment të lojës.

Një humbje nesër ju rrezikon vendin në katërshe –

O.Shehi: Në futboll situatat janë dinamike. Një fitore ndoshta na çon në vendin e dytë dhe ndoshta ajo që ju thoni mund të na çoj mbrapa. Unë çdo gjë e lidh me skuadrën dhe skuadra nëse bën më të mirën dhe jam i sigurtë që do bëjë më të mirën panvarësisht çdo lloj pozicioni, kam besim që edhe në “Final 4” do të jenë lojtarët e Partizanit ata që do të ngrejnë trofeun e titullit kampion.

Ndjen presion Orges Shehi në këtë moment të sezonit –

O.Shehi: Në futboll çdo gjë është relative dhe çdo njeri që bën këtë punë dhe i frikësohet gjithmonë presionit të rezultatit më mirë mos ta bëj këtë punë. Ju përballë keni një njeri i cili në karrierën e vet ka kaluar shumë situata dhe situatat kalohen me përqendrim dhe me besim. Jo me stepje ose frikë, sepse ato mund ti përkasin tjetër njeriu jo mua.

Ndeshja do të luhet në “Arenën e Demave” –

O.Shehi: Të dy stadiumet janë të kryeqytetit. Ne kemi luajtur këtu shumicën e ndeshjeve por edhe në “Air Albania”. Unë mendoj që nesër do të fitoj ajo skuadër që do të jetë më luftarake, më e përqendruar. Nuk është se ka ndonjë ndikim të madh fusha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga