
Orges Shehi bashkë me ish-lojtarët e tjerë të ekipit kombëtar do të jenë në mbështetje të Shqipërisë në ndeshjen kundër Italisë. Kujtojmë se ky takim merr jetë më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
“Përshëndetje shqiptarëve anembanë botës. Në veçanti tifozëve kuqezi. Ne falë organizimit të FSHF-së, të gjithë ish-lojtarët e ekipit Kombëtar do të jemi në mbështetje të çunave tanë në Dortmund në përballjen kundër Italisë. Shpresoj të përjetojmë emocione të bukura dhe gjithmonë të jemi ne fitimtarët e atij takimi. Forca Shqipëria”, u shpreh Shehi në videon e postuar nga FSHF.
Shehi kështu duhet të lërë Partizanin të shtunën e ardhshme, ndërsa stërvitjen e skuadrës pritet ta drejtojë ndihmësi i tij Artan Karapici. Kujtojmë se nënkampionët nisin përgatitjet për Conference League më 10 qershor(nesër).