Teuta është një prej skuadrave që nuk po kalon një moment të mirë në Superiore. Durrsakët prej javësh nuk e njohin fitoren në kampionat dhe rezultatet negative duket se kanë “trazuar ujërat” te “Djemtë e Detit”.
Largimet kanë qenë në mëse nga Durrësi, teksa të tjerë pritet të ndajnë rrugët me Teutën. Saktësisht janë 3 lojtarë me “valixhe në duar” dhe largimi i tyre është çështje ditësh.
Bëhet fjalë për Mario Beshirajn, David Fadairon dhe Jakub Myszor, të cilët nuk shihen më nga klubi si pjesë e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit. Siç dihet, durrsakët ndodhen në vendin e 6-të me 26 pikë pas 20 javësh kampionat, 7 pikë më pak se Dinamo e vendit të 4-të dhe 8 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të 8-të.
