Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ofendoi me gishtin e mesit tifozët e Tiranës, pendohet Cordeiro: Lashë Laçin në baltë, do rikthehem më i fortë se kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Ofendoi me gishtin e mesit tifozët e Tiranës, pendohet Cordeiro:
William Cordeiro

Kapiteni i Laçi, William Cordeiro ishte protagonist për keq në ndeshjen që kurbinasit zhvilluan ndaj Tiranës, ditën e djeshme e mbyllur në barazim pa gola. 

Braziliani bëri një gjest të turpshëm duke ofenduar me gishtin e mesit tifozërinë e Tiranës në fundin e ndeshjes. Ai u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri dhe pritet të jetë nën shqyrtimin e Komisionit të Disiplinës.

Një gjest në gjaknxehtësi e sipër teksa pendimi ka ardhur shumë shpejtë me Cordeiro që ka reaguar në profilin e tij në Instagram. Ai kërkon ndjesë ekipit që e la në baltë, megjithëse nuk përmend tifozërinë bardheblu. Cordiero pranon se reputacioni si kapiten nuk e lejon të sillej në atë mënyrë dhe premton se do të rikthehet më i fortë se kurrë.

“Së pari, dua t’i kërkoj falje shokëve të skuadrës, trajnerit, presidentit dhe të gjithë tifozëve të Laçit. Fatkeqësisht, u ndëshkova me karton të kuq dhe lash skuadrën në altë. Në nxehtësi e sipër bëra një gjest për të cilin nuk jam krenar dhe jam penduar.

Si kapiten, nuk duhet të sillesha në atë mënyrë, por ja ku jam duke pranuar gabimin tim. Së shpejti do të rikthehem më i fortë se kurrë që të ndihmoj Laçin të arrijë majën. Faleminderit”, shkruan Cordeiro.

Ofendoi me gishtin e mesit tifozët e Tiranës, pendohet Cordeiro:
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga