Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Nuk quhet dështim, por shkallë drejt suksesit", drejtori sportiv i Elbasanit: Para 4 vitesh rilindi ky klub, sot jemi mes 5 ekipeve më të mira

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk quhet dështim, por shkallë drejt suksesit", drejtori
Elton Guranjaku

Elbasani nuk ia doli të fitonte ndeshjen finale kundër Partizanit për vendin e 4-të në “Final – Four”. Një sfidë në të cilën u mposhtën me shifrat 2-0.

Por kjo diusfatë nuk konsiderohet si dështim në kampion e verdhebluve. Drejtori sportiv i Elbasanit ka theksuar se vetëm 4 vite më parë rilindi ky klub, ndërsa sot janë mes 5 skuadrave më të mira në Shqipëri.

Kjo humbje nuk është dështim, por sipas tij është shkallë drejt suksesit, teksa nënvizon se 2 vite më parë festuan ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë sezon luftuan deri në fund për Europën.

"Ne sport nuk ka deshtim por ka “Shkalle drejt suksesit” ka dite te mira ka dite te keqija si ne cdo fushe te jetes. Kush promovohet cdo vit ne punen e tij? Vetem 4 vjet me pare rilindi ky klub, sot eshte ne 5 me te miret ne Shqiperi, dhe me nje akademi ku sterviten rreth 300 femije cdo dite.. Mos te harrojme qe vetem dy vjet me pare festonim ndeshjen e fundit ndaj Tepelenes, dje humbem ndaj Partizanit per nje vend ne Europe.. Nuk quhet deshtim por “Shkalle drejt Suksesit”, shkruhet në postim. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga