Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Nuk mendoj se ndokush mund të bëjë më mirë", ish-lojtari për karakterin e Edi Martinit: Ka qenë djalë i rrëmbyer, si trajner të jetë i qetë

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk mendoj se ndokush mund të bëjë më mirë",
Arben Milori

Arben Milori ka folur për humbjen e sotme të Teutës dhe situatën e teknikut Edi Martini. Ish-futbollisti në RTSH ka komentuar temeperamentin e trajenrit shkodran si trajner dhe si lojtar pasi njihen mirë me njëri-tjetrin. Sipas Milorit, Martini dueht të jetë më i qetë si menaxher dhe Teuta po në ato ujëra është si përherë, përjashto sezonin që u shpallën kampion.

“Teuta është një klub që në gjithë ato vite ka qenë në ato nivele. Është aty, përjashto vitin që Martini i shpalli kampion. Nuk e di se çfarë do të ndodh.

Teuta gjithnjë ka kërkuar të mos rrezikojë rënien dhe të synojë pastaj të jeët mes 4 më të mirave. Martini ka eksperiencë në kampionat.

Ka qenë djalë i rrëmbyer, e njoh që kur kemi luajtur futboll. Ai e di vetë se është profesionist, por kur je trajner duhet të jesh më i qetë.

Nuk mendoj se ndokush tjetër që mund të vijë aty mund të bëjë më mirë se ai. E ka ndërtuar klubin dhe e njeh mjaft mirë. Nuk duhen ndërmarrë veprime të nxituara”, u shpreh Milori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga