
Laci
Kanë kaluar 6 javë nga sezoni i ri i “Abissnet Superiore”. Ekipet kanë zhvilluar ndeshjet respektive dhe kanë krijuar dhe idetë se cili lufton për çfarë dhe ç’objektiva duan të arrijnë.
Pas këtyre 6 javëve të para, bien në sy dy ekipe. Laçi dhe Tirana janë skuadrat që ende nuk kanë shijuar fitoren për këtë sezon të ri. Kurbinasit kanë barazuar 3 herë dhe janë mposhtur po kaq.
Në krahun tjetër Tirana ka marrë 6 barazime në 6 ndeshje. Ndryshimi i vetëm janë pikët dhe renditja. Bardheblutë ndodhen në vendin e 8-të me 6 pikë, ndërsa Laçi ka grumbulluar vetëm 3 të tilla deri më tani.
Poll