Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk kanë fund surprizat në Superiore, Elbasani dhe Skënderbeu ndezin “motorët” në sprintin final

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë fund surprizat në Superiore, Elbasani dhe Skënderbeu
Elbasani - Skënderbeu

Kanë mbetur edhe tri javë nga mbyllja e edicionit 2024-2025 në futbollin shqiptar. Shumë “ekuacione” janë për t’u zgjidhur deri në fund, nga ekipet që do të shkojnë në “Final 4” e deri te skuadrat që ndodhen në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Nëse i hedhim një sy trendit të rezultateve në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, evidentohet se Elbasani dhe Skënderbu mbajnë “kurorën”.

Elbasani – Në 5 përballjet e fundit të Superiores, elbasanasit nuk e njohin humbjen, e përkthyer me 3 fitore dhe 2 barazime, 11 pikë të grumbullar nga 15 në total, ritëm kampioni. Fitorja e fundit kundër Egnatias i ndez “dritën e gjelbërt” për të kapur ‘Final 4’. Aktualisht ata ndodhen në vendin e 5-të, 1 pikë më pak se Partizani. 3 ndeshjet e mbetura i kanë kundër rivalëve që luftojnë në fronte të ndryshme, repsektivisht kundër Bylisit, Vllaznisë dhe Partizanit.

Skënderbeu – “Ujqërit” rregjistrojnë 3 fitore në 5 javët pararendëse, sinjale të qarta se ata do të luftojnë deri në fund për të mbijetuar. Triumfi i fundit kundër një rivali direkt për rënien nga kategoria si Laçi, flet qartë. Duke nisur që javën e ardhshme do luajnë “finalen” e parë me Tiranën, për të vijuar me transfertën në Rrogozhinë dhe më pas e mbyllin në Korçë karshi Bylisit.      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga