
Fotomontazh/ Arbër Abilaliaj, Mladen Milinkovic dhe Gaz Demi
Mladen Milinkovic nuk është më trajner i Partizanit. Klubi i kuq ka vendosur që të shkarkojë trajnerin serb, vendim esktrem i cili vjen pas humbjes turpëruese 0-3 në derbin përballë Tiranës.
Është vetë klubi i Partizanit, i cili ka njoftuar largimin e Milinkovic me anë të një postimi në rrjetet sociale. Momentalisht, “Demat” janë në ëvshtirësi, ku pas 6 javësh kampionat kanë 4 pikë dhe ndodhen në vendin e parafundit.
NJOFTIMI:
Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.
Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.
Poll