Partizani
Partizani do të përballet me Burrelin, të shtunën në orën 13:00, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, në Tiranë.
Një sfidë kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi luhet për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Statistikisht Partizani ka bërë shumë mirë gjatë gjithë vitit që lamë pas, ndërsa ky vit i ka gjetur edhe më të motivuar në rrugën drej titullit.
Klubi i Partizanit ka ndarë me ndjekësit një postim në rrjetin social “Facebook” në të cilin shikohen futbollistët, teksa stërviten para sezonit të ri 2025-2026. “Djemtë” e Oltijon Kërnajës, po zhvillojnë 2 seanca stërvitore në ditë.
Poll
