Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk jam i kënaqur për ndeshjen e sotme”, Hodo për barazimin: Javës tjetër na pret një finale

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jam i kënaqur për ndeshjen e sotme”, Hodo për
Bledar Hodo

Partizani dhe Teuta u ndalën sot në një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Trajneri i durrsakëve Bledar Hodo doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Të jem i sinqertë nuk jam i kënaqur, si rrodhën ngjarjet me dëmtimin e Jazxhit përpara ndeshjes, rezultati ishte i drejtë. Mendoj duke parë shtatlartësin e mbrojtësave të Partizanit, mendova të bëj një manovër tjetër. Deri diku ishim mirë, por kishim probleme në një fazë që kemi javë që e diskutojmë.

Gjendja nuk është e mirë, në pozicionin e Jazxhiut futëm Karabecin. Të jemi bashkë sepse ndeshje ka akoma. Javën që vjen kemi një finale, nëse e kalojmë atë me sukses jemi në rrugën e drejtë. Mendoj që Kruja do jetë i gatshëm me kontaktët që kam pasur, për Jazxhi nuk e dimë gjendjen e tij.

Duhet të shikojmë gjatë javës se çfarë mund të bëjmë. Unë kam besim të plotë tek ky grup pavarësisht vështirësive, kemi qenë të kufizuar edhe në lojë nga kjo gjendje. Të shpresojmë deri në fund se do ta mbyllim me sukses këtë vit që ka qenë shumë i vështirë.”, u shpreh Hodo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga