Vllaznia
Klubi i Vllaznisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar mesfushorin defensiv Ardit Krymi për 30 vjetorin e ditëlindjes. “Futbollisti Ardit Krymi feston sot 30 vjetorin e lindjes.
Me këtë rast familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të lumtura! Gëzuar ditëlindjen Ardit Krymi”, shkruan klubi i Vllaznisë.
Shkodrani është titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Edi Martini, 32 ndeshje me kuqeblutë në Superiore nga 33 të mundshme, i pazvendësueshëm. Përsa i takon formës te ekipi në fjalë, janë 3 ndeshje radhazi pa fitore në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.
View this post on Instagram
Poll
