
Mustaf Abdullahu
Mustafe Abdullahu do të rikthehet në Shqipëri. Gardiani i portës nuk ka bindur në Gjermani te skuadra e Karlsruher SC. 21-vjeçari u largua nga Tirana për te Karlsruher në formë huazimi.
Pas disa muaj te ekipi gjerman do të rikthehet sërish te bardheblutë, pasi kryeqytetasit kanë në pronësi kartonin e tij. Abdullahu nuk ka bindur dhe kjo ka bërë që gjermanët të mos blejnë kartonin e tij dhe ta rikthejnë andej nga erdhi.
Ndërkohë nga kjo lëvizje, Tirana humbet 400 mijë euro, shumë kjo që supozohet që të paguante klubi i gjerman nëse do të blente përfundimisht kartonin e futbollistit. Tashmë te bardheblutë shtohet edhe një tjetër portier dhe porta është reparti më i mbipopulluar te Tirana.