Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Njerëz të tjerë vendosin për ecurinë tonë”, Mirel Josa kundër anulimit të golit: S’ishte faull!

Shkruar nga NEWSPORT
“Njerëz të tjerë vendosin për ecurinë
Mirel Josa

Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli për RTSH ka folur trajneri i ballshiotëve, Mirel Josa. 

“Mua nuk më takon të diskutoj episodet, por vetëm zhvillimin e lojës. Por nuk janë vetëm 22 lojtarë, por edhe tre gjyqtarë që drejtojnë lojën nga brenda, kemi pretendimet tona por nuk do shkoj, nuk e interpretuam mirë lojën e saj. Duhet të kishim rrëshqitje më të mira të mbrojtjes, si rezultat erdhi edhe goli i anuluar i Vllaznisë. Normalisht duhet të kishim qetësi më të madhe në mesfushë për të vënë në trysni Vllazninë, e pastaj të shkonim me mundësitë tona të gjuanim në portën e saj.

Problemi ishte që tre lojtarët e mesit të fushës tonë, duhet të ishin më të saktë në pasime, bënë shumë gabime individuale dhe kjo bëri të mos kishim shprehje në aspektin sulmues. Por të përmend gabimet individuale, nuk dua të përmend individualisht, por ata që qendër të mesfushës duhet ta zgjidhin me qetësi. Bëmë gabime shumë të thjeshta që na vunë në një farë presioni. Megjithatë, çdo gjë u ekuilibrua, rrjedhimin e pjesës së dytë nuk mund ta komentoj, se skuadra interpretoi mirë lojën, edhe të autogoli që pësuam, kishim topin me qendërmbrojtësin tonë që pasoi gabim. Ndaj fitoi topin Vllaznia dhe erdhi goli. Nuk mund të them koment tjetër se çfarë ndodhi në lojë, etj.

Me mënyrën se si luan Vllaznia, kishim menduar t’i bënim presion me krahët qendrave të mbrojtjes të tyre dhe dilnim me mbrojtësit anësor. Malomo kishte shqetësim në gju, nuk ishte kjo që e la jashtë lojës sot. Kur hyri, bëri mirë, mund të bënte më mirë në disa veprime por janë gjëra që ndodhin në lojë.

Edhe mund të kishin shkuar ndryshe gjërat, por kur mbaron një ndeshje, ka njerëz të tjerë që i shohin në këto gjëra apo vendosin mbi ecurinë e mëtejshme qoftë tonën, se vendoset ecuria jonë si skuadër, por edhe ecuria e njerëzve që drejtojnë ndeshjen, brenda në fushë dhe jashtë saj. Nuk mund të flas për rastin e penalltisë të cilën arbitri e sinjalizoi dhe shkoi nëpërmjet VAR-it. Por në momentin e rastit tjetër, e pashë të fundit, që u anulua goli, për mendimin tim nuk kishte asnjë lloj faulli, lojtari i Vllaznisë ishte mes tre lojtarëve tanë, nuk kishte topin në zotërim dhe lojtari ynë shkoi i pari te topi”, tha Josa.

Poll

Lexo gjithashtu