Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një vjen dhe një ikën, Devolli nis misionin për duelin me Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Një vjen dhe një ikën, Devolli nis misionin për duelin me
Kukësi

Kukësi u mposht nga Tirana në “Air Albania”, me bardheblutë që triumfuan 1-0 ndaj verilindorëve. Kristal Abazaj shënoi golin vendi tar të sfidën, duke bërë që Kukësi të largohet nga kryeqyteti pa asnjë pikë.

Një humbje që “dhemb” për kuksianët, të cilëve misioni peër të mbijetuar bëhet akoma më “malore”, teksa vetëm matematika i mban ende në lojë. Gjithsesi te Kukësi të gjithë njëzëri kanë theksuar se nuk duhet të dorëzohet dhe do të luftojnë deri në fund shancet e tyre.

Pas kësaj humbjeje të pamerituar ndaj Tiranës, në Kukës kanë ktheyr vëmendjen te dueli me Skëndeerbeun. Bledar Devolli ka nisur përgatitjet për këtë takim, teksa ndaj korçarëve do të ketë një rikthim të rëndësishëm.

Franci Lala që mungoi ndaj bardhebluve ka shqlyer pezullimin dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj korçarëve. Por në sfidën e radhës do të ketë sërish mungesa. Pikërisht për shkak kartonësh nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Nicolin Dukës. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Tiranës, duke plotësuar numrin 4-të të tyre.

Kujtojmë se ndeshja me Skënderbeun do të luhet ditën e premte në orën 15:00 në “Kukës Arena”. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga