Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një titullar rikthehet nga dëmtimi, Vllaznia bëhet “top” para Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Një titullar rikthehet nga dëmtimi, Vllaznia bëhet
Vllaznia

Vllaznia do të luajë në “Loro Boriçi” ndaj Laçit, sfidë e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Ditën e shtunë  në orën 18:00 shkodranet do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 3 javësh.

Kuqeblutë aktualisht nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe në shtëpi ditën e shtunë do të synojnë të “shkelmojnë” mini krizën në të cilën ndodhen. Pikërisht për duelin me kurbinasit, Qatip Osmani do të ketë një rikthim të rëndësishëm.

Geralb Smajli është rikuperuar nga dëmtimmi që mori me kombëtaren e shpresave para disa javësh. Mbrojtësi tashmë do të jetë një “armë” më shumë për shkodranët për duelin me kurbinasit.

Me shumë lojtari do të hidhet në fushë nga minuta e parë nga Osmani, i cili kërkon të përfitojë nga shërbimet e Smajlit përballë një kundërsthtari aspak të favorshëm. Kujtojmë se Vllaznia aktualisht mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 51 pikë, 3 më pak se Egnaatia kryesuese.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga