
Bylis – Partizani padiksutim merr vëmendjen e tifozëve. Në “Adush Muça” ekipet do të përplasin “brirët” për fitoren në kuadër të javës së 5-të të kampionatit.
Ballshiotët synojnë fitoren e parë në kampionat, ndërsa nga krahu tjetër kryeqytetasit tentojnë të “shkelojnë” krizën dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në Superiore.
Për këtë përballje FSHF-ja ka vendosur për arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kjo sfidë do të drejtohet Indrit Myrtja, ndërsa do të ndihmohet nga Emigers Ganxhi dhe Ardit Çobaj. Arbitër i 4 do të jetë Silvio Dyrmishi, teksa VAR-i i është besuar Emanuela Rustës dhe në AVAR do të jetë Kreshnik Barjamaj.
Arbitër kryesor: Indrit Myrtja
Asistent 1: Emigers Ganxhi
Asistent 2: Ardit Çobaj
Arbitër i 4: Silvio Dyrmishi
Var: Emanuela Rusta
Avar: Kreshnik Barjamaj.