Vora u ndal në barazimin 2-2 në sfidën përballë Dinamos, në kuadër të javës së 35-të të Abissnet Superiore. Pas përfundimit të zhvilluar në stadiumin "Air Albania", ka folur dhe trajneri i vorakëve, Arjan Bellai.
"Në këto momente siç është kampionati, pika është e vlefshme për ne, sot akoma dhe më shumë. E përgatitëm ndeshjen në 4-2-3-1. Humbën dy golat për fajin tonë, por gjithsesi duhet të përgëzojmë dhe çunat. Ia arritëm, dhe për pikët që morëm përballë Dinamos, pikë që s'i kishim marrë deri më tani.
Dorashka për ndeshjen e fundit? Shiko, Shqipëria është e vogël, duhet të japësh maksimumin, gjithsecili luan për ekipin e tij dhe ndeshjen e radhës e kemi në shtëpinë tonë. Duhet të gjakosemi, sidomos në këtë ndeshje.
Ndeshjet e fundit, dominantë? Manovrat? Sigurisht që të dyja ndeshjet që kemi bërë javën e parë, kemi luajtur njësoj 4-3-3. Ishte dhe gabimi im sepse e nisëm 4-2-3-1. Ja arritëm në pjesën e dytë duke luajtur me Zunën nga mbrojtja, duhet të përgëzoj dhe Dakën që është një nga ata lojtarë që më pëlqen shumë pasi luan në të gjitha krahët", tha Bellai.
