
Një nga ndeshjet e ditës së sotme është Elbasani – Laçi, duel që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Të dyja ekipet do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët, të cilat do t’i ngrinin në klasifikim.
Të vendasit do të ketë një mungesë të rëndësishme. Ardit Hila nuk do të mund të japë kontributin e tij, pasi ish-i i Tiranës ende nuk është rikuperuar në 100% e tij. Në ëtë mënyrë Roberto Bordin nuk do të mund të llogaritë shërbimet e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër kurbinasit do të jenë all-in, pasi Armando Cungu e ka të plotë skuadrën për këtë përballje.
Formacionet e mundshme:
Elbasani: Abalora, Musta, Qaqi, Lulaj, Lila, Dros, Qose, Hasani, K.kasa, Melo, Gjoni. Trajner: Roberto Bordin
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Qpeh, Prodani, Lleshi, Manellari, Pepa, Tresa, Melo, Bullari. Trajner: Armando Cungu