Partizani do të udhëtojë ditën e mërkurë drejt Kukësit. Do të luhet ndeshja e vlefshme për javën e 35-të të Superiores mes ekipit vendas të Kukësit dhe “Demave”.
Kjo ndeshje vlen vetëm për statistika te verilindorët, por jo dhe për kryeqytetasit. Partizani kërkon fitoren, për të shpresuar më pas te një hap fals i Vllaznisë përballë Tiranës.
Partizani ka një mungesë të rëndësishme për këtë takim. Bëhet fjalë për Maguette Gueye që ka plotësuar numrin e kartonëve.
Në anën tjetër, të kuqtë mund të mbështeten te rikthimi i një lojtari për formacionin. Bëhet fjalë për Andi Hadrojn që shleu kartonin e kuq të marrë ndaj Tiranës.
Kujtojmë se ky takim merr jetë në orën 16:00. Te pesta ndeshjet e Superiores për javën e 35-të do të luhen në të njëjtën kohë.