
Partizani pas fitores në gjysmëfinale me Egnatia tashmë gjithë fokusin e ka kthyer te derbi me Tiranën. Të kuqtë do të sfidohen me bardheblutë në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00 në një duel mjaft delikat dhe të luftuar.
“Demat” vijnë pas një jave të ngarkuar, teksa në mesjavë luajtën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Por kjo ka pak rëndësi, pasi derbi është ndeshja më e rëndësishme e këtij sezonit dhe skuadra prej ditësh ka vazhduar intensivisht përgatitjet për ndeshjen me rivëlet e përjetshëm. Skënder Gega ka përgatitur “kurthin” për Tiranën e Bledi Shkëmbit.
Altin Bytyçi do të jetë mungesa e madhe për tropojanin, i cili duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin. Ish-i i Kukësit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këto kushte nuk do të mund të luajë ndaj bardhebluve.
Ndërkohë nga ana tjetër vazhdon të ketë shqetësime David Atanaskovski. Ky i fundit po shfaq probleme dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri para derbi.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
Partizani: Qirko, Buxhelaj, Preka, Domgjoni, Janjeva, Kote, Mehmeti, Taipi, Binstouka, Keko, Eleke. Trajner: Skënder Gega.