
Bylisi do të luajë ndaj Dinamos ditën e nesërme në orën 13:30. Duel ky shumë i rëndësishëm për javën e 20-të të Superiores dhe që do të zhvillohet në “Adush Muça”.
Ballshiotët do të kërkojnë të nisin me fitore vitin e ri dhe për këtë do të jenë “all-in” në fushë. Drejtuesit kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve dhe pikërisht për këtë sfidë kanë menduar t’i surprizojnë mbështetësit e tyre.
Klubi nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se hyrja në tribunën ballore të stadiumit do të jetë falas. Kjo për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë tifozëve që dëshirojnë të ndjekin nga afër ekipin e tyre në sfidën e parë të këtij sezoni.
“✍️NJOFTIM!
Klubi ka vendosur që për ndeshjen e parë zyrtare për Vitin 2025, atë ndaj Dinamos, e cila zhvillohet ditën e premte dt. 10.01.2025, ora 13:30 në stadiumin "Adush Muçaj", hyrja në tribunën ballore do të jetë falas!
Ju presim në "Adush Muçaj”, ka shkruar Bylisi.
View this post on Instagram