Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nis puna “anti-Dinamo”, Aleksandar Veselinovic merr lajme të mira para derbit

Shkruar nga NEWSPORT
Nis puna “anti-Dinamo”, Aleksandar Veselinovic merr lajme të
Partizani

Partizani pas fitores me Teutën ka kthyer fokusin te derbi me Dinamon. Përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 në “Arenën e Demave” dhe është e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

Derbit mbeten gjithmonë derbi dhe skuadrat i kushtojnë një rëndësi më të madhe. Të kuqtë nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur përgatitjet për sfidën me rivalët. Aleksandar Veselinovic ka lajme të mira, pasi janë rikthyer në stërvitje Binstouka, Domgjoni dhe Kote.

Të 3 lojtarët ditën e djeshme kanë zbritur në fushë me pjesën tjetër të skuadrës, por kanë zhvilluar përgatitje të diferencuar, ndërsa ditën e sotme pritet të stërviten normalisht.

Lajme të mira ka edhe nga Pano Qirko, i cili ka kaluar dëmtimin që kishte në legen dhe ka nisur stërvitjen. Gjithsesi gjendja e tij do të shikohet me imtësi nga stafi mjekësorë do të thotë fjalën e fundit.

Ndërkohë stafi shqetësohet më shumë për Buxhelaj, i cili ende nuk ka lënë prapa shqetësimet shëndetësore që ka. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në ditën e sfidës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga