
Klubet shqiptare janë njohur me kundërshtarët e tyre në turin e Parë të Conference League. Pikërisht në Nyon të Zvicrës, u vendosën çiftet e para.
Partizani do të përballet me skuadrën e Marsaxlokk nga Malta. Në anën tjetër Vllaznia peshkoi Valurin e Islandës. Tirana do të ndeshen sërish me një skuadër gjeorgjiane, pikërisht Torpedo Kutaisin.
Avantazhi për klubet shqiptare është se ndeshjet e para do të luhen në transfertë. Sfida e para luhen më 11 korrik, teksa ato të kthimit më 18 korrik. Duke qenë se takimet e kthimit luhet në shtëpi, skuadrat e Superiores do të kenë mbështetjen që u duhet për kalimin e turit.
Më 11 korrik:
Torpedo Kutaisi – Tirana
Marsaxlokk FC – Partizani
Valur – Vllaznia
Më 18 korrik:
Tirana – Torpedo Kutaisi
Partizani – Marsaxlokk
Vllaznia – Partizani