Vllaznia - Teuta
Teuta – Vllaznia është një nga duelet e javës së 22-të të kampionatit. Përballje kjo që do të luhet ditën e dielë. Dy ekipet do të sfidohen mes tyre në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:30.
Durrsakët aktualisht nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në kampionat, teksa nuk e njohin fitoren prej 8 ndeshjesh. Fitorja e fundit në kampionat është pikërisht ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në fazën e dytë të Superiores.
Ditën e dielë “Djemtë e Detit” do të synojnë të “rigjejnë” veten, teksa në fushë do të jenë të “detyruar” të kërkojnë vetëm 3 pikët. Kjo edhe për t’i dhënë fund krizës në kampionat dhe për të mos rrezikuar më shumë në klasifikim.
Poll
