Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Vllaznia te Skënderbeu, trajneri i Partizanit nuk është shtetasi i vetëm serb në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Vllaznia te Skënderbeu, trajneri i Partizanit nuk është
Milos Stojanovic

Tema kryesore në Superiore është aktualisht emërimi i Aleksandar Veselinovic si trajner i Partizanit. Prezantimi dje ka bërë mjaft bujë, ndërsa janë bërë shumë reagime për faktin që Veselinovic është serb.

54-vjeçari nuk është shtetasi i vetëm serb në Superiore. Kujtojmë se trajner i Skënderbeut është Ivan Gvozdenovic, që ka luajtur në fillimet e karrierës me Crvena Zvezdën. Në vitin 2010 u afrua si lojtar nga Tirana, ndërsa prej atëherë nuk i është ndarë futbollit shqiptar.

Një tjetër shtetas serb që jep kontributin e tij aktualisht në Superiore është Milos Stojanovic. Mbrojtësi i Vllaznisë e ka nisur po ashtu karrierën te Crvena Zvezda, ndërsa ndodhet në elitën e futbollit shqiptar prej vitit 2020.

Ishte Bylis që e afroi në Superiore, teksa më pas luajti dhe për Kastriotin. Këto janë 3 shtetas serb, që aktualisht janë pjesë e elitës së futbollit shqiptar raporton Newsport.al.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga