Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Tirana në Rrogozhinë, Superiorja luan dy ndeshjet e para të javës së 4-të

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Tirana në Rrogozhinë, Superiorja luan dy ndeshjet e para të
Sezoni i ri / Superiore

Superiorja ditën e sotme rikthehet të luajë ndeshjet e ardhshme. Saktësisht 4 ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 4-të të kampionatit.

Dy takime mjaft interesante dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar paralelisht. Në orën 19:00 vëmendja e tifozëve do të jetë në Tiranë dhe Rrogozhinë.

Në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Elbasani. Një takim i veçantë, ku “Demat” do të synojnë fitoren për të bërë autokritikë për humbjen turpëruese ndaj Vllaznisë. Ndëkrohë nga krahu tjetër verdheblutë vijnë si kryesuesit e kampionatit dhe ndaj “Demave” do të tentojnë të moa dalin pa pikë.

Egnatia dhë Tirana është dueli tjetër që do të luhet në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit do të synojnë vazhdimësinë, ndërsa bardheblutë tentojnë fitoren e parë sezonale, teksa do të synojnë t’i largohen fundit të klasifikimit.

Nga Tirana në Rrogozhinë, Superiorja luan dy ndeshjet e para të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu